Rusia, me mbështetjen e Kinës, po rrit presionin ndaj Perëndimit në Ballkan, ndërkohë që rajoni përballet me krizën më të rëndë që nga vitet 1990 thotë Insajder.
Në Bosnje e Hercegovinë, serbët po minojnë agjencitë qeveritare, duke kërcënuar të krijojnë ushtrinë e tyre dhe të shpallin pavarësinë, ndërsa Moska refuzon të njohë një administrator të ri ndërkombëtar, duke nxitur krizën, thuhet në shkrim ku nënvizohet se vendi është në prag kolapsi.
Artikulli thekson se në të njëjtën kohë, Rusia po organizon provokime në Kosovë, dhe në Mal të Zi, ku ka pasur tashmë një përpjekje për grusht shteti. Ditët e fundit, situata në Ballkan është përshkallëzuar rrezikshëm e këtu, sipas Insajder, rol kyç ka pasur dhe sjellja e Kremlinit.
Në vend që të luajë rolin e një paqeruajtëse në një rajon të mbushur me konflikte të ngrira, ai po ndihmon në mënyrë aktive për rihapjen e plagëve të vjetra. Mjaft ekspertë e lidhin rritjen e tensioneve në Bosnje me politikën e Serbisë dhe ndikimin rus.
Sipas Insajderit, iniciativa e Milorad Dodik për shkëputjen e Republikës Sërpska, mund të çojë drejt shkatërrimit të plotë të strukturave shtetërore dhe ushtrisë së bashkuar, ndërsa do të ketë efekt domino në rajon.
Top Channel