Avioni rrëzohet në det 20 m larg bregut, shpëtojnë mrekullisht piloti dhe pasagjeri (FOTOT)

13/11/2021 09:39

Një avion i vogël, me pilotin dhe një pasagjer në bord, është rrëzuar në ujërat e Oqeanit Indian, në Australinë Perëndimore. Avioni është rrëzuar 20 metra larg bregut të detit në një kohë kur mijëra turistë ishin duke shijuar rrezet e diellit.

Daily Mail” raporton se piloti dhe pasagjeri kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht dhe kanë dalë në breg. Ata kishin hasur probleme në motor gjatë fluturimit dhe kanë bërë të mundur manovrimin e avionit drejt detit.

Përgjigja fillestare ndaj incidentit  përfshinte njësi të shumta policie në terren, Policinë e Ujit (anije) dhe Krahun Ajror të Policisë.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA