Denoncimi i Fiks Fare/ Zhvatësit e nëntokës largohen nga Shqipëria, xhiruan miliona euro dhe s’paguajnë punëtorët Dy persona, të identifikuar si Erigers Mihasi dhe Armando Dumani kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Astirit në Tiranë.
Mësohet se është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të mjeti tip “Audi”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30 dhe dyshohet se atentati është kryer nga një tjetër mjet në lëvizje.
Në videon e siguruar nga Top Channel, një nga dëshmitarët nga vendi i ngjarjes dëgjohet duke thënë: “O sa gjynah. E dëgjova zhurmën që nga rrethi tjetër. Ja kështu vriten njerëzit sot.”. Ndërsa një tjetër u shpreh “Mirë që nuk na erdhi ndonjë plumb”.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Top Channel