Aleks Shyti, emigranti shqiptar në Angli u dënua sot me 15 muaj burg, ndërsa ishte në arrati prej 11 vitesh.
Shqiptari me një dokument të rremë me identitet grek po drejtonte makinën tip “Rover 211” përplasi për vdekje Ricky Burlton.
Shyti, i cili nuk kishte pasur kurrë një leje drejtimi, vazhdoi rrugën përgjatë rrugës A10 Hoddesdon në Hertfordshire me një xham të thyer për njëqind metra të tjerë përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes në këmbë, sipas Daily Mail.
Ai u pa me fytyrën e mbuluar me gjak, duke ecur përgjatë rrugës.
Në vend që të thërriste shërbimet e urgjencës ai i telefonoi një shoku për ta ndihmuar të shkonte në spital.
Prokurori Simon Wilshire tha se pas aksidentit Shyti, i cili është tashmë 42 vjeç u kthye në vendlindjen e tij, Shqipëri.
Një urdhër-arrest evropian u lëshua në maj të vitit 2012 dhe u ekzekutua përfundimisht në shtator të këtij viti në Bullgari.
Wilshire tha se Ricky, i cili jetonte në Enfield, kishte dalë natën me miqtë në Hertford dhe po ecte për në shtëpi në buzë të rrugës, ku u përplas për vdekje rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes më 4 qershor të 2010-ës.
Të tjerë thirrën shërbimet e urgjencës dhe kur policia kontrolloi Roverin e braktisur, gjeti dokumentin e rremë të identitetit grek të Shytit në emër të Georgious Tsoulos.
Shyti u gjurmua në spitalin Chase Farm, Enfield, ku i ishte nënshtruar një operacioni në fytyrë, ndërsa i tha policisë se ishte Georgious Tsoulos.
Shqiptari, i cili jetonte në Hertford që prej vitit 2009 u largua nga Britania e Madhe.
Wilshire tha se Shyti nuk kishte pasur kurrë një leje drejtimi në Mbretëri të Bashkuar apo Shqipëri.
Ai kishte përdorur letërnjoftimin e rremë për të blerë sigurime, duke pretenduar se kishte një licencë për 10 vite e 10 muaj.
Shyti u dënua, ndërsa pranoi se kishte bërë një deklaratë të rreme për të marrë sigurim duke pretenduar se kishte patentë shoferi në Mbretërinë e Bashkuar për 10 vjet.
Top Channel