Seferi i bashkohet aksionit për pastrimin e Bregut të Lumit: Ftojmë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë

12/11/2021 14:14

Bashkia e Tiranës vijon aksionin për pastrimin e gjithë zonës së Bregut të Lumit, ku prej ditësh, mjetet e rënda, së bashku me punëtorët e Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit, ndodhen në terren duke punuar për largimin e mbetjeve të hedhura pa kriter. Ditën e sotme aksionit, i cili do të kulmojë të dielën, i është bashkuar edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi.

“Jemi në vijim të aksionit të pastrimit të Bregut të Lumit të Tiranës. Prej rreth një jave, të gjitha forcat tona po punojnë për pastrimin e këtij segmenti, i cili është në vazhdën e aksionit kombëtar për Pastrimin e Shqipërisë. Bashkia e Tiranës iu bashkua nismës për të pastruar këto zona sepse çdo qytetar i Bashkisë së Tiranës, kudoqoftë, ka të drejtë të jetojë në një mjedis të pastër,” u shpreh Seferi.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në aksionin e pastrimit të qytetit. “Do i bëja thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës t’i bashkohen nismës për të pastruar Tiranën, por nga ana tjetër, të sensibilizohen dhe mos të mos ndotin vend e pa vend. Në këtë segment, në mënyrë të vazhdueshme ka njerëz që pastrojnë, ka mjete, por veçanërisht në këtë javë janë mbi 150 punëtorë dhe mbi 30 mjete të rënda,” deklaroi ai.

Ky aksion i gjerë pastrimi do të vazhdojë edhe ditët në vijim, gjer në pastrimin e plotë të zonës.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA