Kapiteni Elseid Hysaj ishte i pari që u paraqit para mikrofonit të Supersport për të analizuar humbjen ndaj Anglisë, teksa tha se pikërisht frika ishte ajo që penalizoi kuqezinjtë në pjesën e parë.
“Pjesa e parë është për t’u harruar komplet. E nisëm keq dhe na mungonte përqendrimi. Me këto kundërshtarë mjafton të shpërqendrohesh pak dhe ndëshkohesh. Hymë me pak frikë dhe e pësuam, por humbëm edhe një rast me Uzunin, që mund të ndryshonte ndeshjen, po ta kishte shënuar.
Nuk e kemi marrë lehtë, pasi ishte Anglia dhe meriton respekt. Megjithatë nuk duhet të kemi frikë, sepse mjafton respekti. Nuk ishin të frikshëm anglezët, por ne patëm frikë dhe nuk luajtëm me siguri. Është e vështirë kur hyn pa bindje në fushë”, tha Hysaj.
Top Channel