Megjithëse Komiteti Teknik i Eksperteve rekomandoi vaksinimin e fëmijëve nga 12-15 vjeç, nesë vuajnë nga sëmundje, dhe të 16 vjeçarëve, me miratimin e prindërve, ky proces po ecën ngadalë.

“Nuk do ta vaksinoj djalin. Kam paqartësi. Unë vetë nuk jam vaksinuar. Prindërit e mi, po, i kanë bërë vaksinat.

Nëse do të bëhej detyrim, do vaksinohesha, nuk kam çfarë të bëj.

Unë mbush 15 vjeç në dhjetor, dhe për momentin nuk do doja të vaksinohesha. Do të pres”, shprehen prindër e fëmijë.

Besjana Hoxha, Pediatre: Në Ambulancën 9, jemi 6 mjekë pediatër. Nga 1 nëntori deri tani, llogarisim që janë vaksinuar rreth 20 femijë, që kanë probleme shëndetësore. Shohim një ngurrim nga prindërit, se shprehen se edhe po u infektuan këto mosha e kalojnë lehtë Covidin, por harrojne se këto mosha janë transmetues të shpejtë të virusit. Në ditë, tek unë si pediatre vijnë 2-3 fëmijë apo adoleshentë, që rezultojnë të prekur, me tampon pozitiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA