Kledi është zgjedhur nga banorët si konkurenti i preferuar dhe për këtë pati edhe një surprizë nga ‘’Vëllai i Madh’’.

Për të ishte përgatitur një darkë, për të cilën Kledi nuk duhej të bënte asgjë tjetër veçse të zgjidhte partneren.

Ai zgjodhi Beatrix me të cilën doli në një takim shumë të bukur dhe emocionues.

Pas darkës së tyre, banorët e bombarduan dyshen me pafund pyetje për të kuptuar se si kishte shkuar i gjithë ky organizim.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Të pëlqeu kërcimi?

Kledi: Uroja që të mos mbaronte muzika

Iliri: Na trego Beatrix si shkoi takimi

Beatrix: Shkoi realisht mirë, interesant

Iliri: E prisje kështu?

Beatrix: Deri diku po.

Iliri: Kush janë tre gjëra eksluzive që ke mësuar, që ne mbase nuk i dimë

Beatrix: Për mua ccdo gjë mund të ishte e pritshme, ai mendoj se është surprizuar më shumë nga unë.

Iliri: A të pëlqeu kërcimi, si e ndjeve kur e kishe afër?

Beatrix: Ishte normal, çdo gjë brenda normave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA