Bashkëpunëtori ia mbathi në male! Mësuesi i fizkulturës kapi me vrap njërin prej hajdutëve, arrest me burg për 23-vjeçarin

11/11/2021 12:36

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e arrestit më burg për Armand Zhejanin, i cili në bashkëpunim me një tjetër person tentuan të grabisnin sende me vlerë në vilën e drejtorit të shkollës së Zejmit, Zef Thercaj.

Jashtë ambienteve të gjykatës ishte edhe nëna e 23 vjeçarit, e cila shpërtheu në lot pas vendimit të gjykatës, e më pas i ka rënë edhe të fikët për shkak të dhimbjes së madhe që i biri duhet të qëndrojë në qeli për krimin e kryer!

Armand Zhejani në bashkëpunim me një tjetër të ri, rreth orës 9 të mëngjesit të së martës, duke përfituar që nu ka patur familjarë në vilë, kanë grumbulluar disa sende me vlerë, por një sirenë ambulance ka stepur të rinjtë, të cilët janë larguar nga banesa pa marrë asgjë!

Banorët menjëherë kanë lajmëruar të zotin e shtëpisë, i cili ka qenë i shoqëruar me disa kolegë të tij në momentin e grabitjes dhe mësuesi i fizkulturës i është vënë në ndjekje Armand Zhejanit, njërit prej autorëve, duke bërë të mundur ndalimin e tij, ku më pas e ka dorëzuar në polici.

Personi tjetër, i cili ka qenë i shoqëruar me të duke përfituar nga terreni malor ka arritur të largohet në drejtim të malit.

Gjithashtu bëhet me dije se dy të rinjtë kanë qenë të armatosur, por nga paniku Zhejani ka hedhur më tutje armën duke mos shkaktuar të lënduar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta