
Spektakli i mbëmshëm nxiti shumë nga banorët për të sqaruar gjëra që mbase ishin lënë pezull për një kohë të gjatë.
Pas Ilirit dhe Fifit, dyshja tjetër që u sqarua ishte edhe Monika me Donaldin.
Donaldi këmbënguli se në shtëpi janë krijuar grupe por pranoi se ato po përçahen çdo ditë e më shumë.
‘’Grupe ka, por janë përçarë, dhe do ta shohësh që do të përçahen çdo ditë e më shumë’’,- tha ai.
Monika nga ana tjetër u përpoq të sqaronte se nuk i përket asnjë grupimi, dhe për këtë e garantoi Donaldin se do ta vërtetojë pasi ai të lërë shtëpinë.
Pjesë nga biseda:
Monika: Nuk jam pjesë e asnjë grupi, dhe t’i do ta shohësh në momentin e parë që do të dalësh jashtë.
Donaldi: Ti nuk je pjesë e një grupi??? Ju keni bërë nominimet në grup.
Monika: Më thuaj dikë që nuk e ka bërë këtë gjë brenda shtëpisë. Të gjithë ashtu kemi bërë…
Donaldi: Unë mendoj që t’i ke ngecur në atë situatë. Ke qenë prezent në biseda që nuk duhet të ishe.
Monika: Nuk është e vërtetë, nuk kam ngecur një jetë të tërë.
Top Channel