Sabiani i këshillon Ilirit të sqarohet përfundimisht me Donaldin
10/11/2021 13:41
Marrëdhënia mes Donaldit dhe Ilirit duket se nuk po gjen një stabilitet përfundimtar.
Edhe për banorët duket se është bërë e lodhshme fakti që mes tyre sapo shuhet një debat, ndizet një tjetër.
Sabiani, si miku më i mirë i Ilirit, i ka këshilluar atij të sqarohet njëherë e mirë me Donaldin.
“Nëse mendon se Donaldi është djalë i keq ta them unë që nuk është. Unë mendoj të sqarohesh dhe ta mbyllim këtë muhabet. Aq ditë sa do qëndrojmë këtu, le të qëndrojmë në harmoni duke bërë shaka me njëri-tjetrin”,- tha ai.
Kjo këshillë duket se u aprovua nga balerini i cili i premtoi se edhe pse është i lënduar do të bëjë të pamundurën të miqësohet sërish me Donaldin.
Top Channel