“Vëllai i Madh” i ka dërguar banorëve një zarf të bardhë.

Në dhomën e ndenjes është vëndosur një kuti.

Brenda zarfit ata kanë stilopalpsa dhe nga 3 kartolina për secilin prej tyre.

Në kartolina ata do të duhet të shkruajnë një opinion për 3 nga banorët e shtëpisë.

Ata do të duhet të shkruajnë emrin e banorit të cilit i drejtohet kartolina por jo emrin e tyre.

Kartolina do të jetë anonime.

Komentet duhet të jenë kritika ose sugjerime për lojën e tyre brenda shtëpisë dhe jo komplimenta.

Asnjë prej tyre nuk do të duhet ta diskutojnë me të tjerët se cfarë ka shkruar brenda kartolinës derisa të njoftohen për hapjen e kutisë.

Dj Pm dhe Dj Dagz në këtë provë do të luajnë secili më vete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA