Monika ka rezervat e saj për gjithë zhvillimet e fundit në shtëpi.

Ditët e fundit duket se në shtëpi kanë lindur aleanca dhe armiqësi të reja.

Loja duket se po merr rrjedhë tjetër dhe kjo ka konfuzuar shumicën prej banorëve.

Monika teksa po qëndron e heshtur në oborr thotë vetëm dy fjalë: I shoh njerëzit shumë fallco.

E pyetur se për cilin e ka fjalën ajo refuzoi të përmendë një emër.

“Tani po e kuptoj që paska nisur loja. Nëse është kështu më mirë të largohem dhe të mos bëhem pjesë e këtyre gjërave”,- shtoi ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA