Declan Rice nuk ia del që të riaftësohet në kohë për ndeshjet e fundit eliminatore me Shqipërinë dhe San Marinon.
Mesfshori i “Tre Luanëve” ka braktisur grumbullimin dhe është kthyer tek West Hami për të vijuar me fazën e rikuperimit.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, nuk ka ndërmend të thërrasë një tjetër futbollist për zëvendësimin e Rice.
Lojtari i “Hammers”-ave është ndër të shumtët që janë larguar nga grumbullimi i “Tre Luanëve” për arsye fizike. Më parë u detyruan të hiqnin dorë për këto dy ndeshje Marcus Rashford i Manchester United dhe James Ward-Prowse i Southampton.
Mesfushori i Arsenalit, Emile Smith Rowe, 21 vjeç, është grumbulluar për herë të parë nga Gareth Southgate, pikërisht për të mbushur boshllëqet e krijuara nga këto mungesa.
Mason Mount i Chelsea dhe Luke Shaw, edhe pse nuk janë ende në gjendjen e duhur fizike, nuk janë përjashtuar nga kualifikimet e muajit nëntor.
Top Channel