Duke filluar që nga e premtja banorët do të luajnë të ndarë në çifte. 

Banorët do duhet të përshtaten në lojën me partnerët e tyre për një afat të pacaktuar kohor.

Kledi, si i preferuari i banorëve, ishte i pari që pati mundësinë të zgjidhte konkurentin me të cilin do të donte të bashkëpunonte.

Ai zgjodhi aktoren Arjola Demiri dhe për këtë zgjedhje duket se janë habitur disa prej banorëve.

Disa prej tyre pritën që ai të zgjidhte mikun e tij Donaldin, kureshtje të cilën zgjodhi ta shuante Iliri.

“Pse Arjolën dhe jo Donaldin”,- e pyeti Iliri-Kledin.

Kësaj pyetje Kledi i dha këtë përgjigje: Në fillim nuk e kuptova, mendova se ishte për provën javore. Gjithësesi nuk ka lidhje se të dy i kam miq. Njësoj do ishte për mua si Arjola, si Kledi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA