Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”  dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ai është arrestuar pasi në muajin mars 2021, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Gj.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë,  ndaluan shtetasin  D. K., 20 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër,  ka vendosur në mungesë masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”  dhe “Armëmbajtje pa leje”, pasi në muajin mars 2021, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Gj”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA