Telashe për Mancinin, një tjetër titullar humb “finalen” ndaj Zvicrës

09/11/2021 19:17

Italia do të luajë një “finale” ndaj Zvicrës për të siguruar një biletë direkte për në Kupën e Botës Katar 2022, megjithatë trajneri Roberto Mancini vijon të marrë lajme të këqija nga infermieria në prag të përballjes me helvetët.

Kështu së fundi është ndalur për shkak dëmtimi sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, që është larguar nga grumbullimi, pasi nuk do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij në asnjë nga dy ndeshjet e fundit eliminatore.

Për ta zëvendësuar, trajneri Mancini ka menduar të thërrasë menjëherë sulmuesin e sassuolos, Gianluca Scamacca, i cili e ka herën e dytë që grumbullohet me “të kaltrit” dhe nga nesër do të stërvitet me skuadrën.

Përveç Immobiles, nga grumbullimi janë larguar edhe Zaniolo e Pellegrini, ndërsa Giorgio Chilleini dhe Nicolo Barella vijojnë të mos stërviten me grupin, pasi kanë ardhur të dëmtua, megjithatë kanë shpresa t’ia dalin për sfidën ndaj Irlandës së Veriut më 15 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA