Mbrëmjen e djeshme banorët i janë nënshtuar një tjetër loje interesante të ‘’Vëllait të Madh’’.

Ata do të duhej të lexonin komente të publikut dhe nëpërmjet intuitës të gjenin se cilit prej banorëve i ishte adresuar.

Komentete përzgjedhura ishin nga më të ndryshmet, komente përkrahëse apo akuzuese për banorët e shtëpisë.

‘’Shumë fallco, nuk ma mbush mendjen fare’’,- ishte njëri prej opinioneve të shkruara në faqen zyrtare të ‘’BBV’’ në rrjetet sociale.

Ky koment duket se i vuri në vështirësi banorët teksa nuk mundën dot të emërtonin një banor të mundshëm të cilit mund t’i përshtatej.

‘’Refuzoj të përgjigjem… Unë mendoj të nxjerrim të gjithë emrat tanë në formë proteste dhe ta shikojmë se kush është në të vërtetë’’,- tha Arjola duke marrë aprovimin e të gjithëve.

Ky koment në të vërtetë i përkiste Beatrix  e cila e priti me shumë sportivitet.

‘’ Nuk i mbush dot mendjen të gjithëve’’,- tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA