Braziliani Coutinho ishte protagonist në një episod të diskutueshëm të ndodhur fundjavën e kaluar në ndeshjen mes Barcelonës dhe Celta Vigos. Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Ansu Fati u lëndua dhe trajneri Sergi Barjuan urdhëroi brazilianin të niste nxemjen për ta zëvendësuar.

Ish-mesfushori i Liverpoolit, me mënyrën sesi veproi, la përshtypjen se nuk donte të dilte në fushë. Barça nuk e bëri zëvendësimin para pushimit dhe Coutinho nuk luajti asnjë sekondë.

“Esport3” ka zbuluar se çfarë fjalësh tha futbollisti pas urdhrit të trajnerit të tij: “Nuk është e nevojshme tani, po vjen pushimi”. Më vonë, trajneri shpjegoi se as që e kishte vënë re gjestin e lojtarit, ndërsa sulmuesi pohoi se nuk i ka munguar asnjëherë profesionalizmi në karrierën e tij sportive. Disa fjalë që shkojnë në drejtim të kundërt me informacionin e prezantuar tashmë nga media katalanase “Esport3”, në programin e tij “Onze”.

Ka informacione se pas përfundimit të ndeshjes, disa “pesha të rënda” në dhomat e zhveshjes së “blaugranave” iu afruan Coutinhos për ta kritikuar për sjelljen e tij. Jo vetëm për mënyrën sesi u soll pas marrjes së urdhrit të trajnerit për nisjen e nxemjes, por edhe për ato fjalë që nuk u kapën nga kamerat (“Nuk është e nevojshme, po vjen pushimi”).

E vërteta është se Barjuan nuk i kushtoi vëmendje asaj që ndodhi, por në pjesën e dytë nuk e hodhi në fushë Coutinhon (vendin e Ansu Fatit e mori Balde). Me trajnerin e ri (Xavi Hernandez) gjithçka nis nga e para. Ai tashmë ka nxjerrë një rregullore të rreptë nga e cila nuk do të dalin të padëmtuar as braziliani dhe as ndonjë nga shokët e tij…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA