Einxhel: Nuk postoj kurrë në kohë reale, më ndodh diçka e keqe
09/11/2021 15:40
Einxhel beson se nëse poston në kohë reale në rrjetet sociale mund t’i ndodhë diçka e keqe.
Ajo tregon se gjatë aventurës së saj në Afrikë vendosi të postojë në kohë realë në ‘’Instagram’’ dhe menjëherë pas saj u përfshi në një aksident të rëndë.
‘’Ishte e tmerrshme, sapo kuptova që isha mirë falenderova Zotin. Nuk e mendoj dot se sa shqetësim do t’i kisha sjellë familjes nëse do më ndodhte diçka në atë kontinent të largët.’’,- tha ajo.
Pas kësaj deklarate Kledi u përpoq ta këshillonte gazetaren se është frika e saj ajo që i nxit të ndodhin gjithë këto gjëra.
‘’Duhet të përpiqesh të thërrasësh gjëra të bukura. Ndrysho mendimin dhe do ta shikosh’’,- tha ai.
Top Channel