“Turqia do mbështesë Bosnjën”/ Erdogan kujton mobilizimin pro-myslimanëve gjatë luftës

08/11/2021 12:02

Presidenti tuk Rexhep Tayip Erdogan theksoi se Turqia është e vendosur ta mbështesë plotësisht Bosnje-Hercegovinën.

Gjatë një takimi me përfaqësues të organizatave joqeveritare boshnjake në Stamboll, të zhvilluar me dyer të mbyllura, kreu i shtetit turk u përpoq të tregonte se ata mund të mbështeten tek Ankaraja, për “një përkrahje pa diskriminim për ruajtjen e stabilitetit të vendit dhe identitetit të tij etnik e multikulturor”.

Duke kujtuar sesi Turqia i mobilizoi të gjitha burimet e saj në përkrahje të myslimanëve gjatë luftës boshnjake ku ndodhën masakra e krime kundër njerëzimit, Erdogan tha se vendi i tij është gati të qëndrojë në krah të popullit boshnjak, megjithatë sa i takon projekteve dhe ndihmës për zhvillim në Bosnje Hercegovinë, ai theksoi se prej investimeve mund të përfitojnë jo vetëm boshnjakët, por edhe qytetarët serb e kroatë të vendit.

Turqia po i ndjek më vëmendje zhvillimet në Ballkan”, shtoi presidenti turk, i cili tha se atë çfarë ndodh në rajon e konsideron gati çështje të brendshme.

“Po hedhim hapat e nevojshëm për të zgjidhur problemet në rajon”, u shpreh ai, duke shtuar se Turqia do të vazhdojë të punojë për mirëqenien e Bosnje Hercegovinës dhe të gjithë Ballkanit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA