Mëngjes i ëmbël/ Pajtimi ndryshon krevat, shtrihet pranë Sarës
08/11/2021 13:20
Mëngjesi ka nisur ëmbël për Pajtimin dhe Sarën.
Marrëdhënia mes dyshes po forcohet çdo ditë e më shumë teksa të dy kanë pranuar se kanë kimi me njëri-tjetrin.
Në mëngjesi, Pajtimi u zgjua për të filluar ditën por diçka e tundoi dhe e bëri të ndryshonte mendje…
Ai u shtri sërish, por këtë herë në krevatin e Sarës.
Mes dyshes, po rritet çdo ditë e më shumë mundësia se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se shoqërore.
Top Channel