“Vëllai i Madh” ka vendosur ti tregojë banorëve disa komente nga publiku.
Ata do të kenë mundësine të lexojnë një vlerësim dhe një vërejtje.
Në monitor do ti shfaqen komente me emrin e tyre të fshirë.
Mbasi të shikojnë njërin koment të gjithë me rradhë duhet të thonë se cilet prej tyre janë përfshirë në koment.
Në duar do të kenë letrat me emrin e secilit prej banorëve.
Në momentin që ata do të shikojnë një koment do të mendojnë se kujt i është drejtuar komenti dhe në duar do të mbajnë letrën me emrin e atij personi.
Në disa raste mund të jetë shkruar më shumë se një emër.
Pasi të gjithë të kenë shprehur një mendim do të shfaqet foto e papërpunuar për të parë nëse e kan gjetur saktë apo jo.
Duket se banorët janë të pakënaqur nga kjo lojë dhe se nuk e pëlqejnë aspak.
Top Channel