Më shumë se 1600 persona të kategorizuar si ekstremistë në Gjermanë kanë arritur sipas gazetës gjermane “Welt am Sonntag” të marrin lejen për armëmbajtje, pavarësisht faktit se e drejta për një gjë të tillë është ashpërsuar shumë në këtë vend.

Sipas Autoritetit të Mbrojtjes Kushtetuese më shumë se 1500 prej tyre janë kategorizuar si ekstremistë të djathtë dhe të ashtuquajturit “shtetas të Rajhut”. Sipas investigimeve, ka disa vite që numri i personave me të drejtë për mbajtjen e armës është rritur.

Vitin e kaluar zotëronin lejen për armë 1253 persona të dyshuar si ekstremistë të djathtë. Kjo shifër është e lartë sidomos në landin Meklenburg-Pomerani.

Aty zotëronin 443 persona të dyshuar si ekstremistë të djathtë lejen për armë. Madje, raporit i Mbrojtjes Kushtetuese lë të kuptohet se shifra reale e ekstremistëve që zotërojnë armë duhet të jetë dukshëm më e lartë, pasi nuk janë mbledhur të dhëna nga të gjitha landet, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta