Te dielën, ora 20:00, si asnjëherë me pare vjen në ekranin e Top Channel në formën e një prodhimi të mirëfilltë kinematografik seriali $NOB, prodhim i “Anabel dhe Nilor Film Production’
Të pasur kundër të varfër: Në serial vihet re hendeku i thellë dy botëve në Shqipërinë e këtyre viteve, ndarje që përcillet përmes paragjykimeve, intrigave, dramës, pasionit dhe ankthit. Seriali është një prej prodhimeve më të mëdha kinematografike të post-komunizmit në Shqipëri, me një kast aktorësh të rinj që do të sjellin një frymë të re aktrimi në kinemanë shqiptare dhe një tjetër kast me aktorë të njohur te teatrit dhe filmit shqip.
“Përzgjedhja e kastit ka qenë shumë e kujdesshme. Kemi konsideruar dhe rikonsideruar shumë aktorë. Kemi bërë kërkime si për aktorë në Shqipëri ashtu edhe për aktorë shqiptarë që jetojnë jashtë. 90% e kastit vijnë me eksperienca të mëparshme aktrimi, kurse të tjerë të rinj që kanë role kyçe, u janë nështruar disa audicioneve dhe rreth një viti trajnimi të përjavshëm me pedagogë të Akademisë, për të arritur në performancën që ne kërkojmë,” tregon për TOP CHANNEl, Ols Abazi, bashkë-producent dhe themelues i “Nilor Film”.
Sezoni i parë i $NOB, krijuar dhe me skenar nga Dalina Buzi, regji të Redi Trenit dhe me drejtor fotografie Latif Hasollin, ka 10 episode nga 1 orë secila.
Top Channel