Dashuria është një ndjenjë sublime e cila i bën nganjëherë njerëzit të ndërmarrim rrisqe, kompromise apo edhe të heqin dorë nga diçka. 

Pikërisht për këtë kanë zgjedhur të flasin banorët e “BBV” mbasditen e sotme.

Arjola ka treguar se në emër të dashurisë zgjodhi që për shumë vite të hiqte dorë nga karriera e saj.

Nga ana tjetër Einxhel tha se do të braktiste karrierën e saj vetëm në rrethanat kur partneri do jetonte jashtë Shqipërisë dhe është shumë i realizuar profesionalisht atje.

Nëse karriera e tij do ishte më e rëndësishme atëherë po, në të kundërt do ishte e padrejtë nëse ai do të ma kërkonte këtë”,– tha ajo.

Gjatë kësaj bisede vjen edhe një pyetje tjetër nga Igli: A do ta linit shtëpinë për dashurinë?

Banorët u përgjigjën që jo, por Arjola tha se edhe mund ta bënte një veprim të tillë në kushtet kur qëndrimi i saj do të rrezikonte seriozisht dashurinë e supozuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA