Policia e Tropojës ka vënë nën pranga 2 persona të cilët u kapën duke ndërtuar në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës.
Bazuar në informacionet e marra se në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës po ndërtoheshin objekte pa leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë konstatuar ndërtimin e 2 objekteve pa leje.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ” Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve:
Sh. D., dhe L. S., banues në fshatin Dragobi.
Këta dy shtetas po ndërtonin objekte pa leje, në vendin e quajtur Lugina e Valbonës, e cila është zonë e mbrojtur.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Top Channel