Pas dorëheqjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, opozita po forcon përpjekjet për të ardhur në pushtet. Kreu i saj, Hristjan Mickoski thotë se kemi shumicën parlamentare.
Kreu i partisë opozitare, VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski shkroi në faqen e tij të Facebookut, të premten vonë,se “ne kemi shumicën parlamentare”. Por nuk u bë e qartë, se cila është përbërja e kësaj shumice të re parlamentare. Pas dorëheqjes së kryeministrit socialdemokrat, Zoran Zaev opozita në Maqedoninë e Veriut kërkon të vjië në pushtet.
Zaev dha dorëheqjen pas dështimit të partisë së tij në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriu dhe fitores së opozitës nacionaliste. Zaev kërkon që postin e tij ta marrë një tjetër socialdemokrat, por ai ende nuk e ka dorëzuar dorëheqjen në parlament. Koalicioni që drejton Zaev ka parlament 62 nga 120 vende.
“Shumica e re” ka tani 61 vende, u tha pas një takimi të partive opozitare me kreun e VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski. Në këtë takim mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i partisë shqiptare, BEsa, parti e cila ofroi pesë deputetë në koalicionin e Zaevit. Ky njoftim të le të kuptosh, se të paktën tre deputetë të “Besës” kanë ndërruar krah.
Zoran Zaev ka qenë nga maji 2017-janar 202 kryeministër e më pas nga gushti 2020 sërish në krye të qeverisë së Maqedonisë së veriut. Ai fitoi reputacion ndërkombëtar me zgjidhjen e konfliktit të emrit me Greqinë./DW
Top Channel