Kina nis ofensivën; i shpall “luftë” mbështetësve të pavarësisë së Tajvanit!

06/11/2021 11:39

Për të parën herë, Kina thotë Reuters, ka dalë hapur kundër personave që mbështesin pavarësinë e Tajvanit.

Këtej e tutje, ata i pret ndëshkimi e do të konsiderohen penalisht përgjegjës për një veprim të tillë.

Në listën e zezë të Pekinit figurojnë edhe vetë Kryeministri i Tajvanit Su Tseng-chang, kryetari e parlamentit Ju Si-kun dhe ministrii i Jashtëm Joseph Wu si persona “kokëfortë pro mvëtesisë”.

Nuk kishte ndodhur më parë që Kina të dilte hapur me vendime të tilla, të cilat prekin vec të tjerash edhe zyrtarë të ishullit të vetëqeverisur, që Kina e konsideron provincë të sajën.

Lidershipi kinez nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të vënë nën kontroll Tajvanin e pabindur sipas tyre, edhe pse sinjalet nga ishulli janë të qarta se do të luftojë për ta mbrojtur lirinë dhe demokracinë e tij.

Shtetet e Bashkuara kanë dalë hapur në mbrojtje të Tajvanit, duke treguar gadishmërinë për ndërhyrje edhe ushtarake nëse do të jetë e nevojshme e së fundi, të njëjtën gjë bëri dhe një delegacion i BE-së, i cili gjatë ndalesës në Tajpei përcolli mesazhin se “ishulli nuk është vetëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA