Habit Dj PM: Ja me cilën banore do të lidhesha për lojë
06/11/2021 22:43
Mbrëmja e sotme ishte dedikuar për “vajzat” e shtëpisë.
Djemtë e maskuar si vajza, dhuruan një spektakël të vërtetë plot humor, batuta, ironi dhe sjellje gazmore.
Loja që do të pasonte do të ishte një sesion me pyetje-përgjigje që do banorët do t’i drejtonin njëri-tjetrit.
Dj PM është ai i cili ka habitur me përgjigjen që i dha pyetjes së mëposhtme: Me cilën prej banorëve do të mund të lidheshe edhe për lojë?
Pjesë nga biseda:
Dj PM: Me Sarah Berishën
Sarah: Për lojë?
Dj PM: Ta nisim për lojë dhe pastaj të shkojë si të shkojë.
Kjo përgjigje duket se ka lënduar dhe zhgënjyer Sarën e cila premtoi se do të sqarohej me Dj PM gjatë mbrëmjes në vazhdim.
Top Channel