Gjermani, shtohen infektimet mes të vaksinuarve: A ka më efekt vaksina?

06/11/2021 15:03

Numri i njerëzve që megjithë vaksinimin po infektohen me Covid-19 po rritet ne Gjermani. Sipas institutit Robert Koch, nga java e fundit e shtatorit deri më tani janë regjistruar 40.467 infektime të moshës nga 18-59 vjeç pavarësisht imunizimit.

Rastet e infektimeve me simptoma janë rritur kështu në 10,9%, në krahasim me të gjithë periudhën që kur ka filluar vaksinimi. Nëse shikohen javë e fundit atëherë kjo rritje është më e lartë, 37,5%. Pjesa e pacientëve në pavionët e intensivit gjithashtu ka pësuar rritje me 3,2% që nga fillimi i vitit dhe 12% në katër javët e fundit.

Edhe rastet e pacientëve mbi 60 vjeç që trajtohen në intensiv janë rritur në 33,4%. Sipas institutit megjithate, pra mosveprimi sa duhet i vaksinës pritej, sepse gjithnjë e më shumë njerëz janë vaksinuar dhe virusi SARS-CoV-2 sidomos varianti Delta po përhapet shume. Me këtë shtohet dhe probabiliteti i rënies në kontakt me virusin”, thuhet në raportin javor.

Pretendimi se vaksina nuk vepron është i gabuar, thonë autoritetet shendetesore ne vend. Ato kujtojne se asnjë nga vaksinat nuk ofron mbrojtje 100% dhe se efektiviteti i vaksinës varet edhe nga faktori kohë. “Nuk ka ende persona, që janë të vaksinuar prej më shumë se 1 viti.

Prandaj nuk mund të themi me saktësi, se sa zgjat mbrojtja prej vaksinës”, thotë Christine Falk, presidente e Shoqatës Gjermane të Imunologjisë, duke nenvizuar se pas 6 -9 muaj niveli i antitrupave bie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA