Tre persona janë vënë nën prangat e policisë së Vlorës, 2 prej të cilëve më herët ishin shpallur njëri në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe tjetri për dhunë ndaj bashkëjetueses.
Policia ndaloi shtetasin S. J., 31 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.
Policia arrestoi gjithashtu shtetasin L. S., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
U vu nën pranga edhe shtetasi A. Xh., 32 vjeç, banues në Ksamil, pasi është konstatuar nga shërbimet, në rrugën Sarandë-Ksamil, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi si dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel