Drejtuesi opozitar maqedonas, Hristijan Mickovski, deklaroi se është arritur marrëveshja për një shumicë të re parlamentare.
Ai nxori edhe një fotografi ku duken së bashku me Sekretarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, kryetarin e partisë E Majta, Dimitar Apasiev dhe Sekretarin e Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha.
“Po vjen një e ardhme e re, një kohë e re dhe shpresë e re. Na presin sfida të forta; të vetëdijshëm për mbështetjen, së bashku do t’ia dalim”, shkroi ai në postimin e tij. Duket se goditja e knock out-it ka ardhur pikërisht nga deputete te Besws, qw kanw ndwrruar krah. Levizja BESA ishte pjese e koalicionit qeverisës me LSDM-ne.
Kjo dhe e fundit nuk ka reaguar ende, ndërsa kreu i BDI, Ali Ahmeti shkoi në FB se për zhvillimet aktuale janë në kontakt dhe në koordinim me partnerët tanë strategjik, Shetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimin Europian, dhe se nuk do të veprojnë me emocione e as eufori.
Aleanca dhe Alternativa (ASH-A), të cilët dolën në koalicion me VMRO-në në zgjedhjet e fundit lokale, patën pohuar që në kohën e fushatës se “do të formonin një shumicë të re parlamentare pa Bashkimin Demokratik për Integrim”.
ASH-A kanë 12 vende në parlament; Lëvizja Besa, 3. E majta ka 2 ligjvënës, ndërsa VMRO-ja, 44.Këto zhvillime janë rrjedhojë e dorëheqjes së paralajmëruar nga kryeministri Zoran Zaev, menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, më 31 tetor, megjithëse, ai ende nuk e ka dorëzuar atë në parlament.
Top Channel