10/01 23:24
Mesfusha ka qenë pika më e dobët e Juventusit në këtë sezon dhe sipas mediave ndërkombëtare drejtuesit bardhezinj po punojnë fort për të afruar në ekip element cilësorë për të forcuar repartin e ndërmjetëm.
Klubi bardhezi i është kthyer në një dëshire të vjetër madje ka arritur akordin me vetë lojtarin.
Bëhet fjalë për Axel Witsel i cili është në skadencë kontrate me Dortmundin dhe ka pranuar ofertën e klubit bardhezi.
Mbetet për t’u parë nëse Juventusi do të presë verën e ardhshme kur lojtari të lirohet nga çdo detyrim kontraktual me verdhezinjtë apo do të tentojë që në mekaton e janarit të afrojë belgun me një kosto të ulët.
Top Channel