Tre persona janë vënë nën prangat e policisë në Korccë, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.
U arrestua në flagrancë shtetasi B. Ç., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në Volorekë, ky shtetas duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorët shtetasit A. D., 54 vjeç.
Ky i fundit u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe J. T., 49 vjeç, banues në Tushemisht, i cili nuk kishte dëmtime trupore.
Po ashtu, në pranga u vu shtetasi K. Q., 28 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, pasi në qytetin e Maliqit, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, ka përplasur mjetin tip “Benz”, duke i shkaktuar dëme materiale.
Policia arrestoi edhe shtetasin F. M., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig, u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasit D. Sh., 40 vjeç, banues në Korçë; O. M., 37 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, Korçë dhe M. M., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi këta shtetas në aksin rrugor Vithkuq-Voskopojë, pranë fshatit Voskop, Korçë, duke drejtuar mjetet e tyre respektive tip ATP “Benz”, u kapën duke transportuar sasi me dru zjarri, të llojit ah, pa lejet përkatëse”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.
Top Channel