“Shqipëria do të hyjë në BE, aty e ka vendin”, Rama deklaratë e fortë!

05/11/2021 12:53

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli për DW nga Beogradi ku ndaloi për takimin e Open Balkan. Ai e theksoi si mjaft të rëndësishëm faktin që “Serbia ka pranuar të mos ketë kufij mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Unë jam i bindur që pikërisht pse paqja duhet të mbijetojë dhe duhet të bëhet e pakthyeshme përgjithmonë, ky projekt, kjo nismë detyrimisht do të mbijetojë, tha Rama për Ballkanin e hapur. Kryeministri nuk pranoi të komentonte mbi kritikat, sidomos nga Kosova, por edhe nga vetë Shqipëria. Duket sikur po tradhtoni Kosovën duke marrë pjesë në një proces me Serbinë, tha gazetari i DW.

Shefi i ekzekutivit u përgjigj se nëse është tradhti të mendosh për të ardhmen, të mendosh për paqen, të mendosh për rritjen e bashkëpunimit dhe të ekonomisë, të mendosh për mirëqenien shoqërore dhe të mendosh edhe për zgjidhjen përfundimtare të ҫështjes së Kosovës, po atëherë unë jam tradhëtar, nuk diskutohet dhe tradhtar do të mbetem.

Rama: Nëse Kosova do të ishte e pranishme do të kishte mundësi që në radhë të parë, duke u përfshirë në këtë nismë, të rriste kapacitetet e veta ekonomike, të fuqizonte imazhin e vet si një hapësirë ku mund të investohet për investitorët e huaj, të krijonte garanci për të gjithë ata që investojnë dhe që do të investonin në Kosovë, qofshin shqiptar, qofshin të huaj dhe kështu të merrte disa benefite të drejtpërdrejta të natyrës ekonomike, ndërkohë që në procesin e dialogut të vazhdonte të mbante qëndrimet e veta që nuk diskutohen dhe të arrinte synimin e vet.

Rama shtoi më tej se e di mjaft mirë se ҫështja e mosdakordësisë mes Serbisë dhe Kosovës – është një ҫështje themelore dhe se procesi ne vetvete është i vështirë. Por zgjidhja e nyjeve tani po behet me e shpejte tha ai, dhe Ballkani i hapur është kontributor i drejtpërdrejt për të krijuar energji pozitive. Kryeministri theksoi me tej se Shqipëria dhe rajoni e kanë vendin në Bashkimin Evropian dhe do të jenë në Bashkimin Evropian, e kjo sipas tij është vetëm çështje kohe pas BE-ja është në një fazë të vështirë të veten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA