Një familje në fshatin Zallë të Fushë Krujës u përfshi nga momente paniku pas mesnatës, pasi në portën e jashtme të banesës së tyre shpërtheu një sasi tritoli.

Sipas policisë, një sasi e vogël tritoli iu vendos para portës së banesës në pronësi të E. H., ndërsa shpërthimi u regjistruara rreth orës 00:56, ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende detaje të reja për ngjarjen, ndërsa vijojnë hetimet.

“Më datë 05.11.2021, rreth orës 00:56, tek porta e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit E. H, në fshatin Zallë, Fushë-Krujë,  ka plasur një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse. Për pasojë  është dëmtuar vetëm porta e rrethimit të jashtëm të banesës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA