Rama para studentëve në Kamëz: Komunikimet mund të duken formale, por disa gjëra i kemi futur në proces adresimi

05/11/2021 17:35

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me nxënësit dhe studentët në Kamëz për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029).

Rama ka bërë me dije se mund të duken komunikimet si formale, por në fakt disa prej gjërave që i kanë dëgjuar në dëgjesat e para, i kanë futur në projektbuxhetin e vitit 2022.

Rama: Shpeshherë mund të duket sikur këto komunikime janë formale, ka ekspertë të fushave që mund t’i bëjnë strategjitë pa qenë nevoja për këto procese. E vërteta është që strategjitë e bëra pa këtë proces konsultimi dhe dëgjimi të vëmendshëm të grupit të interesit për të cilin një strategji bëhet janë me shumë boshllëqe dhe faktikisht mbeten në një pjesë të konsiderueshme në letër.

Nuk mjafton të jesh ekspert i mirë nëse strategjia nuk lidhet me realitetin, me specifikat, me kontekstin. Për t’i dhënë përgjigje atij djalit që ngriti nevojën që dëgjesa ku dalin pika të ndryshme, të mos mbetet aty dhe pikat të mos zëvendësojnë njëra tjetrën kohë pas kohe, përgjigja është që ne ndërkohë që vijojmë këto konsulta, disa prej gjërave që i kemi dëgjuar në dëgjesat e para, i kemi futur në procesin e adresimit.

Sot nuk është e nevojshme të jemi në një hapësirë për të shkëmbyer dijen apo për të marrë informacion. Po përgatisim një sistem me mësuesit më të mirë të mundshëm që do japin mësim pa qenë e nevojshme të jenë prezent fizikisht duke bërë që jo vetëm nxënësit të marrin cilësinë më të mirë të mësimit po edhe mësuesit që janë në klasë të rrisin kapacitetin. Këto do fillojnë të  vihen në zbatim nga viti i ardhshëm shkollor sepse kërkojnë përgatitje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA