Ish kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ka folur për aksionin që ka ndërmarrë ish kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar duke thënë se nuk e ka mbështetur.

Sipas tij, Berisha po e bën këtë vetëm për të larguar Bashën, por kjo nuk është ajo që i nevojitet qytetarëve. Në emisionin “Top Talk”, Kadilli tregoi se çfarë do të bënte nëse Berisha do ta telefononte për të qenë pranë tij, por është i prerë për qëndrimin e tij. Kadilli thotë se ka projektin e tij dhe atë do të vërë në zbatim nëse e mbështesin demokratët.

Kadilli: E gjithë Shqipëria është futur në magnetin e sherrit brenda PD. Qytetarët duan që kjo mburojë të jetë e fortë dhe solide që të garantojë mbrojtje nga qeveria dhe nuk duan të dinë si quhet ai që drejton, por a është i joti, a ka projekt të ri. Cikli i Bashës është i mbyllur, i Berishës ka qenë i mbyllur. Qeveria e ka uzurpuar të gjithë jetën politike. Ne na duhet një opozitë që garanton hapësirë konkurrence. Për këtë po punoj dhe këtë jam i gatshëm ta jap. Jemi në një situatë monopol. Berisha e nguli Lulin dhe do ta shkulë.

Dyrnjaja: Nëse Berisha ju telefonon dhe ju thotë, Bardhi, ju jeni personi që mendoj se mund të krijoj projektin e së ardhmes të PD, do e mbështes. Do e pranosh?

Kadilli: Unë kam projektin tim dhe le ta mbështesë kush të dojë. Qoftë Berisha apo Basha, nuk më intereson. Është projekti im dhe do të zbatohet nëse fitoj, projekti im që e mbështesin demokratët. Është projekt kundër kryetarit, jo për të mos pasur kryetar, por një kryetar që ngelet më i vogël se partia. Pse e thamë që Berisha ka pushtet? Se është më i madh se partia. Çfarëdo të ndodhë më 11 dhjetor, do kemi parti më të vogël. Kjo nuk i intereson opozitës. Kjo i shërben vetëm Edi Ramës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA