“Nuk ka çfarë më duhet letërsia kur do të studioj mjekësi”, përgjigja e Ramës: Mjeku nuk është kasap! Me këto mrrokulla që kemi tani…

05/11/2021 18:06

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje një studenteje në Kamëz, e cila e konsideronte letërsinë si një lëndë që nuk i nevojitet në gjimnaz për aq kohë sa studimet e larta do t’i vazhdojë për mjekësi.

Sipas Ramës, gjuha shqipe është në rrezik, sidomos nga pajisjet celulare që i cilëson si “mrrokulla” që kanë krijuar tjetër kulturë komunikimi me shkurtimin e fjalëve. Rama tha se mjeku nuk është kasap dhe letërsia është e rëndësishme ndërsa ata që vrasin qentë i cilëson si njerëz që nuk kanë studiuar asnjë orë letërsi.

Rama: Gjuha shqipe është në rrezik nga humbja e vazhdueshme për shkak të mungesës së përdorimit me korrektësi dhe për shkak të boshllëqeve që janë krijuar në vite. Ne e kthyem gjuhën shqipe edhe në nivelin e gjimnazit, u hoq. Megjithëse me këto mrrokullat që i keni futur nëpër xhepa, me këto shkurtimet “pz, prz” krijohet një tjetër kulturë komunikimi dhe të gjithë janë të shqetësuar se çfarë ndodh me gjuhën në brezin më të ri. Është tkurrje e aftësisë për të menduar e gjykuar, jo çështje se çfarë do të pësojë gjuha, por truri.

Nga ana tjetër, një mjek i mirë është një humanist që nuk ka njohuri për letërsinë, është shumë e vështirë. Më tërhoqi vëmendjen si ndërhyrje. Pavarësisht se do bëhesh mjeke, të kesh vëmendje për letërsinë se të ndihmon dhe në mjekësi sepse diçka më shumë se kaq. Mjeku nuk është kasap që po trajton organizma të gjallë që i përkasin botës së kafshëve. Ata që vrasin qen, nuk ka bërë një orë letërsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA