Verifikimi pas zgjedhor nxori zbuluar komisionerët partiak të cilët rrezikojnë burgun, pasi kanë futur duart në 95 përqind të kutive duke tjetërsuar votat e kandidatëve. Nga verifikimi i 10 përqind të kutive të votimit, rezulton se në 40 qendra votimi diferenca lëviz nga 10 në 20 vota, ndërsa në 19 qendra votimi rezultati lëviz me 80 vota.
Celibashi: Dukshëm kemi të bëjmë me vepër penale, të cilat do ja adresojmë prokurorisë.
Nga hetimi i votave për subjektet politike, shkeljet e konstatuara mbeten vetëm në rang të gabimeve njerëzore.
Nga kryqëzimi i pajisjeve te identifikimit biometrik u konstatuan 1 mijë e 6 raste të dyshuara. 20 komisionerë do japin llogari para drejtësisë, pasi shenjtat e gishtërinjve i kane në dy qendra votimi.
Fleta e votimit ngatërroi shqiptaret me 25 Prill duke bërë që të zgjedhin jo vetëm kandidatin, por edhe subjektin e gabuar. 6 muaj pas mbylljes së procesit zgjedhor KQZ pati një përgjigje zyrtare për 80 mijë votat që rezultuan të pavlefshme në zgjedhjet parlamentare.
Celibashi: Teknologjia funksionoi 100 përqind në njësinë e numër 10 ku për herë të parë u realizua si votimi ashtu edhe numërimi elektronik i votave.
Top Channel