”Jam krenare për ty”, Arjola surprizohet nga mikesha e saj
05/11/2021 23:04
Arjola ka rrëfyer para disa ditësh shoqërinë e veçantë që ka krijuar me një personazh të njohur në Kosovë, Adriana Matoshi.
‘’Jam e bekuar që e kam, kemi ndarë një domate bashkë sepse nuk kishim mundësi ekonomike’’,- tha ajo.
Pas këtij rrëfimi, surprizë për të erdhi pikërisht mikesha e saj e cila iu drejtua me këto fjalë:
‘’Jam shumë krenare për ty. Jam shumë e lumtur që të kam njohur. Mos harro të qëndrosh e drejtë dhe të tregosh më shumë për profesionin tënd dhe për shpirtin tënd’’,- tha ajo.
E pyetur se cilat ishin disa nga anët negative të saj, Adriana u shpreh se nuk mund të specifikojë asnjë.
Top Channel