Graniti rrëfen historinë e tij të dashurisë
05/11/2021 00:02
Graniti i ka rrëfyer Fifit historinë e tij të dashurisë
Mbrëmjen e sotme ai ka nisur të tregojë për njohjen dhe gjjthë dashurinë e përjetuar me ish-partneren e tij.
“Kisha një histori me shoqen e saj, por rastësisht e njoha dhe sa e pash ndjeva fluturat në stomak. Lidhja që pata me shoqen e saj ma vështirësoi situatën”,- tha ai.
Më pas ish-futbollisti shtoi se pas shumë përpjekjeve ata arritën që të vendosnin urat e komunikimit dhe më pas edhe të dashurisë.
“Insistova shumë se në fillim ajo nuk donte, por patën kontakte më vonë. Bashkëjetuam dhe kemi qenë gjithë kohës”, – tregoi ai.
Sipas Granitit , koha e kaluar së tepërmi në shoqërinë e njëri-tjetrit u kthye më arsyen e ndarjes së tyre.
Top Channel