Vijon gjuetia e paligjshme ne Lagunën e Nartës por dhe në brendësi të zonës së mbrojtur, në pyllin përqark Lagunës.
Kjo situatë ka krijuar jo pak shqetësim për specialistët e zonave të mbrojtura. Një rast i gjuetisë së paligjshme u kap në flagrancë nga specialisti i ADZM.
Specialisti njoftoi menjëherë policinë duke proceduar penalisht të moshuarin, i cili u justifikua duke thënë se kishte dalë për të nxjerrë qentë
Në këtë zone të mbrojtur fatkeqësisht janë vrarë dhe shpendë të rrallë si flamingot apo pelikanët ose i kanë trembur dhe larguar shpendët nga laguna.
Specialisti i ADZM tha se vetëm duke bashkëpunuar ngushtësisht agjencia me policinë mund të ndalet ky dëm që po po i bëhet lagunës.
Gjithsesi efektet e moratoriumit të vitit 2016- të, janë ndjerë në lagunë e Nartës, ku janë rikthyer flamingot e pelikani kaçurrel, por dhe shumë shpendë të tjera të cilët ishin larguar prej më shumë së 20 vitesh .
Top Channel