Forumi Rinor i Partisë Demokratike nisi sot procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat.
Ishte kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikëqyr procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën.
Por burime për Top Channel kanë bërë me dije se një pjesë e anëtarëve të forumit rinor demokrat janë kundër vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha.
Sipas tyre FRPDSH është organizatë partnere e PDSH, ka forumet e veta, statutin e vet dhe çelja e garës nga PD është në shkelje të statutit.
Kryetari i FRPD-së dhe i forumeve drejtuese kanë mandat 4 vjeçar, ndërsa anëtarët e FRPD-së mund të jenë pjesë e forumit deri në moshën 35 vjeç.
Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga:
* Oriela Nebiaj
* Hergert Alimerko
* Dario Sejdini
* Enkelejda Rica
* Juela Hamati
* Anita Doçi
Top Channel