“Faleminderit që kishit durim”, Rama-nxënësve: Me siguri nuk ju kishte marrë malli se ju dal në Facebook

05/11/2021 18:18

Në përfundim të takimit me studentët në Kamëz, kryeminstri Edi Rama i falenderoi që kishin durimin ta dëgjonin duke i thënë “Me siguri nuk ju kishte marrë malli se ju dal në Facebook”.

Pas kësaj, i bëri të qartë se konsultat shkruhen dhe kushdo që ka durim, të marrë mundimin t’i lexojë dhe të shtojë apo të heqë diçka që të dalë strategjia e duhur. Ndërsa në fund i ftoi të gjithë që të bëjnë fotografi “për ta mbajtur kujtim” dhe ta përmendin kur të rriten.

Rama: Faleminderit për durimin që më dëgjuat. Me siguri nuk ju kishte marrë malli se kushedi sa herë ju dal nëpër ato faqet e Facebook kur ju e keni mendjen për gjëra të tjera, dal dhe unë atje sepse besoj se nuk humbni shumë kohë duke parë televizor, shpresoj se nuk shikoni.

E fundit që kam është që të gjithë këto që ne marrim në këto konsulta, do të shkruhen, do t’i rimerrni të shkruara, po të keni durimi t’i lexoni do jetë mirë, po të merrni mundimin të shtoni apo të hiqni dicka, do jetë më mirë dhe strategjia do të dalë si rezultat i të gjithë këtyre komunikimeve. Janë dhe ato fletushkat që keni nëpër duar dhe nëse doni ajo fotografia që ta keni kujtim kur u takuam kur ishim të vegjël.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA