Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit provuan se është e vërtetë që disa sëmuren më rëndë nga Covid. Ata kanë zbuluar një gen i cili dyfishon rrezikun e prekjes së rëndë të mushkërive dhe vdekjes nga koronavirusi.
Sipas hulumtimit, 60% e njerëzve me prejardhje nga Azia Jugore dhe 15% e njerëzve me prejardhje europiane kanë versionin me rrezikshmëri të lartë të genit. Vaksinat janë kyçe dhe ndihmojnë në reduktimin e ndjeshëm të këtyre rreziqeve, thanë kërkuesit.
Studimi u publikua në revistën shkencore Nature Genetics. Duke u bazuar në punën e mëparshme gjenetike, shkencëtaret përdorën një kombinim të inteligjencës artificiale dhe teknologjisë së re molekulare, për të identifikuar genin e saktë – të quajtur LZTFL1 – i cili është përgjegjës për rrezikun.
Studiuesi kryesor, profesori James Davies, tha se zbulimi se gjeni i rrezikshëm nuk i prek të gjitha popullatat në mënyrë të barabartë, është shumë i rëndësishëm.Sipas tij, një përzierje komplekse faktorësh – përfshirë moshën në veçanti – kontribuon në rrezikun individual të secilit person.
“Edhe pse ne nuk mund ta ndryshojmë gjenetikën tonë, rezultatet tona tregojnë se njerëzit me genin me rrezik më të lartë, ka të ngjarë të përfitojnë nga vaksinimi”, u shpreh ai.
Top Channel