Dëmtimi i sulmuesit, Klop paralajmëron një mungesë të gjatë

05/11/2021 16:22

Roberto Firmino do të jetë mungesa e madhe për Liverpoolin sa i takon javëve në vazhdim. Sulmuesi i të kuqve u dëmtua në ndeshjen e mesjavës ndaj Atletiko Madrid në Champions League, teksa analizat mjekësore kanë konfirmuar një tërheqje muskulore e cila në fakt është tepër serioze.

Kështu, vetë trajneri Jurgen Klopp, ka theksuar se braziliani ka qenë i pafat dhe do të duhet të qëndrojë jashtë për një kohë të konsiderueshme.

“Sa i përket Firminos nuk kam lajme të mira. Ka pësuar një tërheqje e cila ka rezultuar të jetë shumë serioze dhe Firmino ka qenë i pafat. Ne nuk e dimë me saktësi se sa kohë do të qëndrojë jashtë, por nuk do të rikthehet shpejt edhe pse në mes është pauza e kombëtareve”, u shpreh Klopp.

Këtë sezon, sulmuesi 30-vjeçar ka pasur një ritëm pozitiv duke qenë se ka shënuar 6 gola në 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa tashmë i duhet të qëndrojë në “bokse” për disa javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA