Analisti Frrok Çupi ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel ka risjellë detaje, si dëshmitar okular në takimin e Fatos Nanos me Sllobodan Millosheviç, në Kretë. Ky takim vinte si pjesë e një iniciative për të krijuar një hapësirë tregtare mes vendeve, iniciativë që u kritikua shumë.

“Iniciativa për Ballkanin e Hapur ka kaluar nëpër shekuj. Më e fundit ka qenë iniciativa e Fatos Nanos për të krijuar një hapësirë tregtare mes vendeve, që u kritikua shumë.

Madje Nanos iu lidh edhe takimi me Millosheviçin në Kretë. Ajo qe një tentativë për të shkëmbyer bisedime pastaj sigurisht që SHBA-të u tërhoqën. Unë isha në takimin e Kretës.

Ishte i gabuar takimi me Millosheviçin përtej faktit se sado liberal të jesh të takosh një kasap…

Por njerëzit pyesin pse o nuk e dinte SHAB për Berishën që u shpall tani, nuk e dinte për Millosheviçin. Janë disa pyetje që kanë njerzillëk, por kanë naivitet shumë të madh. Mund të mos kenë në një moment të caktuar informacion, por nuk është përgjegjëse Amerika se s’ka informacione se do kthehej në një kasap. SHBAT-të u tërhoqën pas takimit të Kretës, bënë distancim të dukshëm. Atëherë qe fundi ’97-’98 pastaj në ’99 filloi lufta.

Edhe udhëheqësit e tjerë që Amerika i ka në qendër të luftës kanë dhënë prova se kanë kryer krime, por informacioni vjen në një moment të caktuar”, tha Çupi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA