Një ndërtesë që për vite të tëra ka funksionuar si shkolla e fshatit Shën Gjergj, vazhdon të shërbejë si e tillë, pavarësisht se nuk është bërë asnjë ndërhyrje, madje ndërtesa konsiderohet e rrezikshme nga prindërit, të cilët, të lodhur nga situata, kërcënojnë se nuk do t’i sjellin më fëmijët në shkollë.
Përveçse i ngjan një magazine të vjetër, shkolla 9-vjecare ku mësojnë 40 fëmijë ka tavane që mund të bien nga momenti në moment ndërsa shqetësim mbetet edhe ngrohja dhe tualete jofunksionale.
Ndërsa ka një projekt për rikonstruksionin e kësaj ndërtese dhe pritet që së shpejti të fillojnë punimet, këta fëmijë do të duhet të përballen me vështirësi dhe nga pushteti vendor ose do të sigurohet një ambient i përkohshëm në fshat ose ata do të vazhdojnë mësimin tek shkolla e fshatit Zvezde.
Top Channel